Ndërpritet “Zonja Macbeth”, Riccardo Chailly sëmuret gjatë shfaqjes në La Scala

11/12/2025 08:43

Shfaqja e operës Zonja Macbeth në Teatrin La Scala të Milanos është ndërprerë për shkak të sëmundjes së dirigjentit të njohur Riccardo Chailly, i cili u dërgua urgjentisht në spital.

Diri në intervalin e dytë, ai kishte dhënë shenja lodhjeje, dhe pas pushimit, vendimi u mor për ta ndërprerë shfaqjen.

Opera, që u performua si pjesë e hapjes së sezonit të operës në La Scala, kishte filluar me sukses më 7 dhjetor, ku mori njëmbëdhjetë minuta duartrokitje pas premierës. Megjithatë, për shfaqjen e dytë, e cila ndodhi pas disa ditësh, opera nuk mundi të përfundonte.

Gjatë pushimit të dytë, Chailly, i cili vuante nga një problem me zemrën që po e monitoronte prej kohësh, u dërgua në spital.

Ndërprerja e shfaqjes erdhi pas disa shenjave të lodhjes nga ana e tij, dhe menaxhmenti i teatrit vendosi të ndërpriste operën për të respektuar shëndetin e dirigjentit dhe për shkak të kompleksitetit të veprës.

Pasi operas nuk iu dha mundësia të vazhdonte, koordinatori artistik i La Scala, Paolo Gavazzeni, doli në skenë për të informuar audiencën.

Ai shpjegoi se vendimi për ndërprerjen erdhi nga respekti për Maestro Chailly dhe për shkak të natyrës së komplikuar të operës.

Ndërkohë, një ambulancë dhe një ekip mjekësor u shfaqën menjëherë për të ofruar ndihmën e parë dhe për të transportuar dirigjentin në spital.

Chailly, i cili është drejtor muzikor i La Scala që nga viti 2015, ka pasur disa probleme shëndetësore vitet e fundit. Në shkurt të kaluar, ai nuk mori pjesë në turneun e Filarmonica della Scala për arsye shëndetësore dhe u zëvendësua nga Lorenzo Viotti.

Po ashtu, ai u detyrua të anulonte një koncert në Festivalin e Lucernës këtë vit pas një operacioni për një problem shëndetësor.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta