Kryetari i grupit Poloni-Shqipëri, Romoviç: BE është garanci, ju mbështesim

11/12/2025 16:36

Kryetari i Grupit Parlamentar Poloni–Shqipëri në Parlamentin polak, Bartosh Romoviç, nga Pogradeci, theksoi rëndësinë e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Kryetari i Grupit Parlamentar Poloni–Shqipëri në Parlamentin polak, Bartosh Romoviç, nga Pogradeci, theksoi rëndësinë e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Shqipëria sipas tij duhet të ndjekë rrugën më efikase për të mos përsëritur gabimet e vendeve që kanë përshkuar të njëjtën rrugë. Një aspekt ku ai është ndalur ka qenë edhe interesi i lartë i turistëve polakë për destinacionet shqiptare.

“Polonia nuk ka shumë kohë që ka kaluar të njëjtin proces dhe kur bie rasti e flasim me parlamentarë shqiptarë biseda ka gjithmonë të njëjtën përmbajtje edhe pse deputetët shqiptarë na pyesin se çfarë rruge duhet të ndjekë Shqipëria, rrugë e cila do jetë më e shpejtë, më efikase dhe nuk duhet të përsërisë gabimet e atyre që kanë përshkruar të njëjtën rrugë më përpara”, thotë Romoviç.

Sa i takon konfliktit Rusi-Ukrainë deputeti polak deklaroi se nuk duhen bërë lëshime territoriale për t’i dhënë fund luftës dhe duhet marrë në konsideratë që popullsia ukrainase të mos dëmtohet.

“Ne e themi hapur, ishte Rusia ajo që e sulmoi Ukrainën. Nuk duhet të bëjmë lëshime  lidhur me faktin qe këtij konflikti i duhet dhënë fund, por ti jepet fund pa e dëmtuar popullatën ukrainase. Sepse lëshimet që ne bëjmë sot janë nxitje për diktatorët e sotëm por edhe të nesërm. Mendoj që mbështetja ndaj Ukrainës është e nevojshme dhe jo vetëm mbështetja që jep Polonia apo BE-ja dhe SHBA por mbështetja e gjithë botës. Mendoj që kjo është në interesin e të gjithëve përfshirë edhe shtetin shqiptar.”

Këto deklarata deputeti polak i bëri nga Pogradeci ku mori pjesë në përurimin e stacionit të ri të shërbimit zjarrfikës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta