Kërcënimet e Iranit për një sulm të mundshëm ndaj SHBA-së, Trump i përgjigjet Teheranit: Do t’ju fshijmë nga faqja e dheut nëse…
Pas denoncimit nga Top Channel ku në librin e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut Kosova quhej “Metohi” dhe se i përkiste territorit të Republikës së Serbisë, autoritetet atje kanë korrigjuar skandalin.
Lajmin e ka bërë me dije analistja Nafie Selmani, e cila e quan fitore reagimin e autoriteteve në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, ajo shprehet se në faqen 15 të të njëjtit libër “vazhdon të mohohet ekzistenca e afro 62 mijë shqiptarëve që jetojnë atje, një shtrembërim i rëndë faktik dhe politik”.
“E paskan rikthyer të korrigjuar versionin online të librit të Gjeografisë për klasën e shtatë, në të cilin më herët Rrafshi i Dukagjinit ishte emërtuar si Metohi.
Reagimi i mediave dhe i opinionit publik e solli këtë fitore të parë. Faleminderit të gjithëve! Por problemi nuk mbaron këtu. Edhe ky korrigjim i ri mbetet i mangët dhe joserioz. Në faqen 15 të të njëjtit libër vazhdon të mohohet ekzistenca e afro 62 mijë shqiptarëve që jetojnë atje, një shtrembërim i rëndë faktik dhe politik, që cenon jo vetëm të vërtetën shkencore, por edhe identitetin e një popullsie të tërë.
Top Channel