Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli, opozita braktis sallën Deputeti i PS, Ardit Bido, në fjalën e tij, iu kthye liderit të PD-së, Sali Berisha.
Socialisti u shpreh se Berisha është fajtor për humbjen e emigrantëve, sidomos në Greqi, pasi sipas tij, Berisha zgjodhi të fliste nën flamurin dhe himnin grek.
“E kuptoj që kur përmend çamë ortodoks e ke problemë. Por sot ai që është thelbi i thelbëve ka të bëjë me kujt duhet t’i shërbejmë Shqipërisë, apo shtetësisë së dytë e të tretë që kemi. Në këtë rast ju keni patur humbjen më të tmerrshme të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi, pasi vendosët të shkonit atje, të flisnit nën flamurin grek me himnin grek dhe me një person që shteti grek e ka akuzuar si të ishte pjesë e organizatës MAVI që ka vrarë 2 ushtarë shqiptarë.
E meqenëse këto ditë ai ka dalë sërish, të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve veçanërisht të Çamërisë, të cilët nga përzgjedhjet tuaja personale u akuzuan si të ishin bashkëpunëtorë të nazizmit. Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cenojnë integritetin territorial të këtij vendi”, tha Bido.
Top Channel