Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Mbrëmjen e sotme ritkhehen në skenën europiane të futbollit klubet shqiptare pjesëmarrëse në Conference League, kampionët e Dritës nga Kosova dhe tetovarët e Shkëndijes.
Drita e cila ndodhet aktualisht brenda zonës së skuadrave të kualifikuara, pasi ndodhet në vendin e tetë, do të zbresë mbërmjen e sotme në fushë në orën 18:45 në “Fadil Vokrri” për tu përballur me gjigantin holandez të AZ Alkmaar. Kampionët në fuqi të Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e pestë në fazën e ligës në Ligën e Konferencës dhe deri më tani ka arritur dy fitore dhe dy barazime.
Bardhekaltërtit synojnë të vazhdojnë ecurinë pa humbje dhe të marrin rezultat pozitiv edhe ndaj AZ Alkmaar. Në anën tjetër skuadra udhëtuese nga Holanda ka një të njëjtin bilanc prej dy fitoreve e dy barazime dhe kërkojnë të marrin tri pikët në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”. Mungesa e vetme te skuadra kampione e Kosovës do të jetë kapiteni Rron Broja i cili nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje për shkak dëmtimi. Ndërkohë skuadra tjetër shqiptare, pjesë e Ligës së Konferencës, Shkëndija e Tetovës do të përballen me Sllovan Bratisllavën.
Ndeshja do të që do të luhet në stadiumin e Shkupit “Todor Proeski Arena”, starton në orën 18:45. Djemtë e udhëhequr nga Jeton Beqiri, do të synojnë fitore që të mbajnë ende gjallë endrrën europiane përmes playoff-it. Shkëndija aktualisht në renditjen e Conference League renditet e 25-ta dhe pas katër ndeshjeve ka grumbulluar katër pikë, një fitore dhe një barazim. Fitorja mbrëmjen e sotme do t’i fuste tetovarët në mesin e skuadrave që do të garonin në playoff kur janë për tu; uajtur ende edhe dy takime nga kjo fazë e Ligës së Konferencës. Të dyja takimet e klubeve shqiptare ashtu si edhe të tjerat e Europa League do të keni mundësinë si gjithmonë t’i ndiqni drejtprëdrejtë dhe ekskluzivisht në DigitAlb.
Top Channel