Trump bën komente të pazakonta për sekretaren e shtypit në mitingun e Pensilvanisë: Buzë që nuk ndalen, si mitraloz i vogël Një investigim në të cilin mori pjesë BBC tregon se për ngjizjen e rreth 200 fëmijëve në 14 vende të Europës, u përdorur material gjenetik nga një dhurues që ishte bartës i gjenit shkaktuar të kancerit. Në hartën ilustruese, ku shënohen me ngjyrë të kuqe vendet e prekura, rezulton edhe Shqipëria.
Duket se as personi vetë nuk ka qenë në dijeni të faktit që barte një mutacion gjenetik i cili rrit në mënyrë dramatike rrezikun e sëmundjes së rëndë. Disa fëmijë kanë vdekur tashmë dhe sipas medias së njohur britanike, vetëm një pjesë e vogël e atyre që e trashëgojnë mutacionin në fjalë do t’i shpëtojnë kancerit gjatë jetës së tyre.
Materiali gjenetik nuk është shitur në klinikat britanike, por BBC-ja ka konfirmuar se një numër “shumë i vogël” familjesh britanike, të cilat janë njoftuar tashmë e kanë përdorur lëndën e dhuruesit gjatë trajtimit të fertilitetit në Danimarkë.
Banka Europiane e Lëndës gjenetike në Danimarkë, deklaroi vetëm se qëndron pranë familjeve të prekura, dhe e pranoi se materiali ishte përdorur për të krijuar shumë foshnja në disa vende. Hetimi është kryer nga 14 transmetues publikë, përfshirë BBC-në, si pjesë e Rrjetit të Gazetarisë Investigative të Unionit Europian të Transmetimeve.
Burri që ka mbetur anonim, e kishte filluar që nga viti 2005 dhurimin në kohën kur ishte student. Lënda e tij genetikë u përdor nga gra për rreth 17 vjet. Ai vetë nuk është i sëmurë, dhe pretendohet se i ka kaluar të gjithë kontrollet të cilave u nënshtrohen dhuruesit.
Megjithatë, ADN-ja e disa prej qelizave të tij kishte pësuar mutacion përpara se ai të lindte, dhe pikërisht ky mutacion dëmtoi gjenin TP53 – i cili ka një rol kritik në parandalimin e kthimit të qelizave të trupit në kancerogjene. Teksa ai vetë duket i shëndetshëm, fëmijët e lindur nga lënda e tij genetike duket se do ta kenë mutacionin në çdo qelizë të trupit të tyre.
Top Channel