Real Madrid mësoi sanksionet për futbollistët e tij në ndeshjen e fundjavës së kaluar ndaj Celta Vigos. Ai që e pësoi më rëndë ishte Alvaro Carreras që u ndëshkua me 2 ndeshje pezullim, ndërsa Fran Garcia që u ndëshkua me karton të kuq u dënua me vetëm 1 ndeshje pezullim.

Por këta dy lojtarë nuk ishin të vetmit që u ndëshkuan te skuadra e Los Blancos. Në raportin e arbitrit Quintero Gonzales u përfshinë edhe Endrick e Carvajal edhe këta u ndëshkuan me dy ndeshje pezullim.

Alvaro Carreras me këtë sanksion nuk do të kthehet më në fushat e lojës për 2025. Ai nuk do të mund të luajë kundër Alaves këtë të dielë dhe në 20 dhjetorë ndaj Sevillas. Carreras u ndëshkua për sjellje përcmuese ose zhvlerësuese ndaj arbitrit Quintero Gonzales të cilit i tha: ‘Je shumë i keq’. Për këtë arsye ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Fran Garcia u pezullua me vetëm 1 ndeshje pasi në raportin e arbitrit u përmendën vetëm 2 kartonët e verdhë që mori gjatë lojës

Përsa i përket Endrick; ai jo vetëm që protestoi duke bërtitur, por u desh të çohej me zor në pankinë. Për këtë arsye ai u dënua me 2 ndeshje skualifikim. Ndëshkimi që prish më pak punë Xabi Alonsos është ai i Carvajal që është ende duke u rikuperuar, kështu që sido që të ishte ai do të mungonte në të dyja ndeshjet  radhës. ‘Niveli që jep dhe pastaj qan në konferencë për shtyp-i tha Carvajal arbitrit Quintero Gonzales, deklaratë që u pasqyrua në raportin e gjyqtarit dhe për të cilën futbollisti u ndëshkua me 2 ndeshje skualifikim edhe pse Reali i Madridit priste gjobë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB