Zbërthimi i komunikimeve në rrjetin Sky Ecc është një as i fortë për Prokurorinë e Posaçme për të goditur krimin shqiptar.
Pikërisht falë këtyre komunikimeve SPAK identifikoi 14 persona të një grupi kriminal që trafikonin prej së paku 5 vitesh lëndë narkotike kokainë dhe marijuanë drejt Europës.
Në orët e para të kësaj të mërkure policia e shtetit dhe SPAK ndërmorën një operacion të gjerë në zonën e Fushë-Krujës, Lezhës dhe Tiranës, ku vunë në pranga 6 persona, ndërsa 3 të tjerëve iu komunikua urdhri në burg ku vuanin dënimin për vepra të tjera penale.
Mes të arrestuarve është dhe Ramazan Rraja djali i ish deputetit të PS Rahman Rraja. Në pranga po ashtu ranë dhe kushërinjtë e tij Gazmir, Përparim Rraja. Ky nuk ishte urdhër arresti i vetëm për Rexhep Rrajën, dhe kushëriri Përparim Rraja pasi policia I kërkonte dhe për dhunën e ushtruar ndaj familjes Maja në pas konfliktit për guroren 2 vite më parë në Borizanë
Në këtë operacion u arrestua edhe Marvin Bushati, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Sokol Qaja ndërsa në burg iu komunikua masa Islam Sefa, Aldo Gjini dhe Jani Çavo,
Financues dhe organizator kryesor në këtë grup kriminal, dyshohet të jetë Islam Sefa, aktualisht në burg si kreu i një rrjeti që në më pak se 2 vite ka trafikuar marijuanë në Gjermani dhe disa vende të BE-së në vlerën 3.3 milionë euro. Vëllai i tij, Bujar Sefa, në kërkim për këtë operacion, u dënua në mungesë me 10 vite burg më 1 korrik të vitit 2024 si drejtues i një grupi kriminal që kultivonte parcela me kanabis në disa zona të Krujës.
Jani Çavo, të cilit masa iu komunikua në burg, u arrestua në qershor 2023 si pjesë e një grupi që trafikonte kanabis nga Siria dhe heroinë që vinte nga Turqia, me vlerë deri në 2.7 milionë euro. Ndërsa Aldo gjini ndodhet në burg për plagosje.
Top Channel