Scaroni i ka të qarta idetë: Milan, klub i nivelit botëror, duhet të jetë në Champions League, Allegri transmeton qetësi

10/12/2025 12:19

Paolo Scaroni, presidenti i Milanit e ka të qartë pozicionin e klubit që ai drejton dhe këtë ai e theksoi në një intervistë për Class CNBC në SHBA teksa bëri një përmbledhje të sezonit aktual të klubit kuqezi.

‘Pasi fiton një ndeshje të vuajtur si ajo e Torinos, unë shoh përpara dhe jam optimist, plot me shpresa-tha kreu i klubit kuqezi-mbetet një fakt kyç që e përsëris unë, e përsërit edhe Allegri: ne kemi një objektiv, të jemi në Ligën e Kampioneve vitin tjetër. Milani duhet të jetë në Ligën e Kampioneve. Jemi një skuadër e nivelit botëror, kemi 400 milionë tifozë në mbarë botën, duhet të jemi në skenën e futbollit botëror që është Liga e Kampioneve’.

Më pas presidenti i Milanit foli në mënyrë specifike për trajnerin Massimiliano Allegri duke e vlerësuar në maksimum.

‘Besoj se kemi një grej trajnerëve ekspertë, kompetentë që kanë parë shumë dhe që transmetojnë një atmosferë qetësie dhe optimizmi, të përjetosh gjithçka në një plan emotiv të shëndetshëm siç e ben Allegri, është një element kyç-vijoi Scaroni-jam i bindur se ai e transmeton këtë edhe te stafi dhe skuadra’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta