Mohamed Salah po i afrohet fazës së fundit të karrierës, por paradoksalisht pikërisht në vitet e fundit pritet të përfitojë më shumë financiarisht.

Sulmuesi i Liverpoolit, tani 33 vjeç, do t’i bashkohet Kombëtares së Egjiptit menjëherë pas ndeshjes Liverpool-Brighton, në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës, që zhvillohet nga data 21 dhjetor deri më 18 janar në Marok. Pas rikthimit nga turneu, e ardhmja e Salah mund të marrë drejtim tjetër. Tre skuadra të Ligës Profesionale Saudite kanë hyrë në garë për nënshkrimin e tij, duke ofruar kontrata marramendëse që mund ta çojnë egjiptianin drejt Lindjes së Mesme.

Edhe pa këtë transferim të mundshëm, Salah është tashmë ndër futbollistët më të pasur në botë. Forbes e vlerëson pasurinë e tij në rreth 90 milionë dollarë *84 milionë euro), të grumbulluara gjatë karrierës së tij në Europë.

Kjo pasuri i ka mundësuar koleksion të gjerë makinash luksoze, përfshirë Bentley, Lamborghini dhe Mercedes. Por vendin kryesor e zë Rolls-Royce Spectre, me vlerë rreth 425,000 dollarë. Pikërisht me këtë makinë luksoze u pa të mbërrinte në qendrën stërvitore të Liverpoolit, një ditë pasi nuk u përfshi në ndeshjen ndaj Interit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta