Nga Brazili i tij te eksperienca ndërkombëtare; udhëtimi kulturor i trajnerit të kombëtares shqiptare, e ka bërë atë të rritet si në aspektin profesional ashtu edhe si person. Sylvinhos i pëlqen që ta përkufizojë veten si qytetar i botës: ‘Kam mësuar nga njerëz që ia dedikojnë tư gjithë ditën futbollit’. Ka pasur një karrierë kudo nëpër botë, raportet njerëzore e kanë bërë atë një njeri më të mirë.

‘Duhet ta pranoj, se jam një qytetar i botës, kam jetbar në Brazil deri në moshën 23-24 vjeçare, kam qenë në Angli, Spanjë(Celta Vigo e Barcelona) che sërish në Premier League. Kam bashkëpunuar me Mancinin te Interi dhe më pas te Seleçao. Kam pasur një rrugëtim të gjatë, kam përjetuar gjithçka-tregon Sylvinho në një intervistë me gazetarin italian Gianluca Di Marzio

Dhe qasja me botën shqiptare i kujtoi sfumaturat verdhegjelbër. ‘Një ambiëent thuajse brazilian. Një shqiptari i pëlqen të bisedojë, të kalojë kohë me miqtë. Kontakti duket se është thelbësor në komunikimet jo verbale. Kjo me siguri m’i ka lehtësuar gjërat në përshtatjen me një kulturë dhe një vend që nuk e njihja-shtoi Sylvinho

‘Ti do të behesh një trajner i madh’

Dhoma e zhveshjes ka qenë shtëpia e Sylvinhos për 15 vjet. Pastaj u vesh me një kostum të ri i shtyrë edhe nga një këshillë. ‘Ivan Carminati, ish përgatitës atletik i Mancinit te Inter më tha: Silvio do të jesh një trajner i madh sepse po bën një rrugëtim shumë të mirë. Unë jam tip që i ruaj në kujtesë fraza të tilla. Pastaj çdokush merr kohën e vet. Kështu e ka jeta-tha trajneri i kombëtares shqiptare-Me UEFA Pro kam përjetuar eksperienca të pabesueshme me Gasperinin dhe Allegrin, preka me dorë rrugëtimin e tyre dhe stilin e tyre të menaxhimit. Kanë qenë të gjitha këshilla të dobishme që i futa në kokën time’.

Por cila është diferenca mes një trajneri të kombëtares dhe atij të një klubi?

‘Roli i trajnerit të kombëtares është krejt ndryshe nga ai i një klubi-vijon Sylvinho-hyjnë në lojë metoda të ndryshme. Janë shumë seanca stërvitore që kryhen në harkun e vetëm pak ditëve. është e nevojshme që të mbahet parasysh edhe fakti që disa futbollistë vijnë në kombëtare pas nja udhëtimi të gjatë: aty është e rëndësishme që të bësh  një punë të përshtatshme. Padyshim që është një sfidë e bukur’.

Raporti me Mancini the Italinë

Mancini dhe Italia, dy konstante në jetën e Sylvinhos: ‘Ka disa trajnerë që të lënë diçka; në Pinetina, në fund të çdo seance stërvitorre, Mancini bënte 20 minuta vrap-tregon Sylvinho-unë i bashkohesh dhe flisnim thuajse për çdo gjë, si përsa i permet futbollit të luajtur, pra skemat dhe pozicionet, ashtu edhe për jetën. Mancinin e kam përjetuar si futbollist dhe si koleg. Ai është direkt, nëse do që të të thotë diçka, ta thons në sy, është një njeri që ka personalitet, nuk është e lehtë të menaxhosh skuadrat me të cilat ka punuar ai’.

Dhe në fund Sylvinho foli edhe par kombëtaren italiane: ‘Të pëballesh ndaj Italisë, gjithnjë ka qenë emocionuese dhe një nder-tha trajneri i kombëtares shqiptare-Maldini dhe Baggio, ndër futbollistët më të fortë me të cilët jam sfiduar’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta