Sfida e fundjavës në Serie A mes Cagliarit dhe Romës u shoqërua me një moment tensioni të lartë mes Folorunsho dhe Hermosos me futbollistin e skuadrës sarde që nuk i kurseu aspak fjalët më të rënda sa arriti t’i thoshte kundërshtarit të tij: ‘Nëna jote duhet të vdesë’.

Futbollisti i Romës, foli sërish për zënkën me Folorunsho duke theksuar se iu takon drejtuesve të Legës që të ndërhyjë në këtë cështje.

Nuk kam folur dhe nuk kam pasqur asnjë sqarim me të-tha Hermoso-është një temë shume delikate dhe nuk më takon mua të shpjegoj se cfarë ka ndodhur në fushën e lojës. Duhet të jetë Lega Calcio ajo që duhet të vendosë se deri në cfarë pike janë të pranueshme disa veprime e disa fjalë’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta