Po shkonte të takonte një mik në me të cilin do diskutonte për një film, humb jetën në një aksident tragjik aktorja amerikane

10/12/2025 21:19

Aktorja që u shfaq në filmin ‘The Marvelous Mrs. Maisel’ ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë në New York City.

Wenne Alton Davis, 60 vjeç, u vra tragjikisht të hënën në mbrëmje pranë Broadway të Manhattanit, pasi u godit nga automjeti ndërsa po kalonte rrugën.

Aktorja, emri i vërtetë i së cilës ishte Wendy Davis, pësoi një dëmtim në kokë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Mount Sinai, ku vdiq të hënën në mbrëmje.

Shoferi i makinës tip Cadillac, një burrë 61-vjeçar, qëndroi në vendngjarje pasi goditi aktoren dhe nuk është akuzuar ende për aksidentin.

Ajo njihet më së miri për rolin e saj në serialin e famshëm të Amazon Prime ‘The Marvelous Mrs. Maisel’ në vitin 2023, ku luajti një oficere policie përballë yllit Rachel Brosnahan.

Miku i Davis, Edward Reynoso, i tha New York Daily News se ajo humbi jetën ndërsa takohej me një mik për darkë ku do diskutonin për një film.

Policia tha se shoferi i automjetit e goditi Davis ndërsa ai u kthye majtas në West 53rd Street dhe ajo kishte përparësi.

Reynoso tha se e pa Davis ndërsa ajo po dilte nga shtëpia e saj në Queens për të ngrënë darkë në Manhattan, por u shqetësua kur nuk mori asnjë lajm prej saj më vonë atë mbrëmje.

“Ajo gjithmonë më dërgon mesazhe kur është gati të largohet ose të kthehet në shtëpi dhe unë nuk mora asnjë mesazh apo diçka të tillë dhe ishte e çuditshme”, tha ai.

“Isha i shqetësuar. Po i dërgoja mesazhe dhe ajo nuk u përgjigj. Jam i mpirë t’ju them të vërtetën. Nuk mund ta besoj”, shtoi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta