Petulla australiane në Shkodër/ Erdhi si turiste në Shqipëri, zgjodhi të jetojë përgjithmonë këtu: Është fantastike

10/12/2025 12:44

Në sheshin e madh të Shkodrës, mes dritave shumëngjyrëshe dhe zhurmës së festës, bie në sy një fytyrë e panjohur për qytetin.

Është Viktoria Soltoggio, një vajzë nga Australia, e cila ka lënë mijëra kilometra larg shtëpinë e saj, për t’u gatuar çdo ditë shkodranëve petulla tradicionale shqiptare.

“Është një gatim tipik shqiptar që unë e dua shumë. Për t’i mësuar se si gatuhen nuk ishte e vështirë, e mësova për një ditë. E bëj brumin gati një natë më përpara, e le të pushojë, të fryhet. Pastaj në mëngjes vij e shtrij sërish brumin dhe i vendos në tigan”.

Viktoria erdhi në Shkodër si turiste disa muaj më parë, por shpejt gjeti këtu një familje të madhe me miq, një të dashur shkodran dhe mikpritjen e veçantë.

Fillimisht erdha si turiste, gjeta një familje të madhe këtu me miq, pastaj edhe një të dashur shkodran me të cilin po jetoj dhe tani, po shijoj edhe kulturën e jetën këtu në Shqipëri. Unë vetëm gatuaj, nuk i dëgjoj shumë çfarë më thonë njerëzit. Dikush me komplimenton, të tjerët thonë: Erdhi nga Australia të gatuajë petullat tona. Këto janë krishtlindjet e para në dimër që po kaloj, pasi në Australi është gjithmonë shumë nxehtë. Po i provoj dhe po kënaqem”.

Australianja ka edhe një apel për shqiptarët, sidomos për atmosferën festive të Shkodrës.

Atmosfera që bëhet këtu çdo natë është e pabesueshme. Fantastike! Nuk kam përjetuar diçka të tillë me përpara. Është shumë e bukur, e ngrohtë, e çmendur njëkohësisht, por edhe festive. Të gjithë bashkë festojmë Krishtlindjen. E dua shumë. Tani kam një shtëpi shumë larg shtëpisë time”.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta