Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League, Reali i Madridit intensifikon sulmet
Interi humbi këtë të martë ndaj Liverpoolit përmes një penalltie që shkaktoi zemërim te skuadra zikaltër, ndërkohë që edhe media britanike bie dakord me faktin se 11 metërshi që u akordua në favor të Liverpool ishte ‘e dobët’ pasi mbajtja e Bastonit ndaj Wirtz ishte shumë e lehtë dhe një penallti e tillë në Premier League vështirë se do të akordohej.
BBC sjell gjykimin jo vetëm të Andy Robertson, por edhe të opinionistëve të tjerë, që të gjithë ishin dakord se ajo e ekzekutuar nga Dominik Szoboszlai ishte një ‘penallti e vogël’.
‘A e meritonin atë penallti? Ndoshta jo, por për tifozët nuk do të ketë rëndësi-deklaroi ish mbrojtësi i Liverpool, Stephen Warnock. Në të njëjtën linjë qëndron edhe ish futbollisti i Milanit, Clarence Seedorf: ‘Mbrojtësi nuk duhet ta kishte tërhequr fanelën, por me siguri ishte një penallti e lehtë’-deklaroi holandezi
Vetë BBC kujton se tërheqja e fanelës në vetvete nuk është faull, bëhet i tillë kur ka impakt te kundërshtari. ‘Nëse është një tërheqje e lehte dhe sulmuesi rrëzohet sikur e kanë tërhequr zvarrë, nuk duhet akorduar penallti-lexohet në faqen e internetit të rrjetit televiziv britanik
“Soft penalty”, një penallti e lehtë: kështu e përkufizon e përditshmja ‘The Guardian’, për ‘The Times’ bëhet fjalë për një penallti me fat, ndërsa tabloidi ’The Sun’ flet per Neë padrejtësi të rëndë ndaj Interit pas episodit mes Florian Wirtz e Alessandro Bastoni, duke qenë se ëhet fjalë për një tërheqje të lehtë të fanelës. Po kështu edhe ‘Mirror’ që flet për një vendim të kontestuar.
Top Channel