Në kuadër të sensibilizimit kundër dhunës digjitale ndaj vajzave dhe grave, u organizua sot një aktivitet ndërgjegjësues ku artistët përdorën lëvizjen, kërcimin dhe interpretimin skenik për të dhënë mesazhe të forta kundër këtij fenomeni në rritje.
Çdo lëvizje ishte një thirrje për reflektim, duke theksuar se dhuna digjitale lë plagë po aq të rënda sa ajo fizike.
Pjese e mbylljes se fushatës 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave, ishte dhe aktorja e njohur Ema Andrea e cila përmes një interpretimi të fuqishëm artistik solli një mesazh të drejtpërdrejtë për mbrojtjen, forcimin dhe zërin e grave e vajzave.
Ajo shton se duhet të jemi të kujdesshëm në atë që shprehim dhe si e shprehim pasi fjala vret e fatkeqësisht sot vret me shumë në rrjetet sociale. E për të gjitha vajzat që janë pre e çfarë do lloje dhune bene thirrje që të mos e dënojnë veten duke u bërë dy herë viktima
Po ashtu Moter Alma Zogu e cila prej vitesh strehon dhe kujdeset për gra dhe vajza të dhunuara tregoi se falë forcës së tyre gra të dhunuara sot janë pranë fëmijëve të tyre
Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave, duke dëshmuar edhe një herë se arti është një nga mjetet më të fuqishme për të ndërgjegjësuar dhe për të thyer heshtjen mbi dhunën, qoftë ajo fizike apo digjitale.
Top Channel