“Bac u kry”/ Çfarë paralajmëron Shkëlqim Hajdari: Reforma që i vë fre abuzimit dhe mbron biznesin e ndershëm Në kuadër të 100-vjetorit të “Urdhrit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj dekoroi një sërë personalitetesh shqiptare dhe të huaja për kontributin e tyre në shkencë, kulturë dhe shërbim publik.
Ish-presidenti Alfred Moisiu mori “Yllin e Madh” të “Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, së bashku me kirurgun Besim Elezi dhe gjuhëtarin Seit Mansaku.
Me të njëjtën gradë u nderua edhe “babai” i Kodit Penal të Shqipërisë, Ismet Elezi.
Grada “Oficer i Madh” iu dha studiuesve Aurel Plasari dhe Mateo Mandala, historianit Pëllumb Xhufi, albanologut Francesco Altimari, si dhe Ernesto Madeo, kryetar i komunës Shën Mitri në Kalabri, dhe Mimoza Dhëmbi.
Arkeologia Shpresa Gjongecaj, ushtaraku Zyber Dushku, akademikja Etleva Domi dhe matematikania Fioralba Cakoni u dekoruan “Komandar”, ndërsa ish-kapiteni i Shqipërisë dhe drejtori i Milanit, Igli Tare si dhe kolonel Ajet Jata morën titullin “Kalorës”.
Po ashtu, kryeministri Edi Rama i dorëzoi medalione të 100-vjetorit të urdhrit familjarëve të të ndjerëve Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku, duke vlerësuar kontributin e tyre në ruajtjen e traditave dhe vlerave shtetërore.
“Me propozim të Kancelarit do t’u dorëzojmë dy medalje të 100-vjetorit të urdhrit, Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut. Dy burra që nuk janë më, por pasioni dhe dijet e tyre për urdhrat, medaljet dhe zakonet e tjera të shtetit do të kujtohen si matës të integritetit. Sot Republika u shpreh mirënjohjen e saj për të ndjerët”-u shpreh Rama.
Top Channel