Humbja ndaj Liverpool në San Siro nuk ishte i vetmi lajm i keq për Interin. Francesco Acerbi che Hakan Calhanoglu pësuan dëmtime në këtë përballje që ka shqetësuar jo pak stafin teknik të zikaltërve me futbollistët që këtë të mërkurë kryen ekzaminimet e para mjekësore.

Edhe pse priten teste të tjera mjekësore, është e qartë se Chivu rrezikon të humbasë të dy futbollistët për Superkupën e Italisë që do të luhet në Riad, me Interin që do të zbresë në fushë në 19 dhjetor kur do të luajë ndaj Bolognas. Shpresa është që të dy të jenë pjesë e skuadrës kur skuadra të niset për në Arabinë Saudite, por të paktën por mbrojtësin, shanset që të rikuperohet në kohë janë vërtet minimale

Gjithcka do të kuptohet më mirë pasi futbollistët do të riekzaminohen me kuj des nga stafi mjekësor i Interit, por ndjesitë nuk janë shumë të mira. Në ndeshjen me Liverpool, mesfushori turk u dorëzua pas vetëm 11 minutes lojë pasi ndjeu një dhimbje të fortë, ndërsa Acerbi u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 30 pas një tentative për të ndaluar Ekitike.

Por ndërsa për Acerbin, Chivu e ka alternativën në skuadër, për Calhanoglu, çështja është më e komplikuar, sepse është e vërtetë që Zielinski është aktivizuar në pozicionin e turkut, por është gjithashtu e vërtetë se Interi nuk e ka një zëvendësues të vërtetë të Hakan Calhanoglu në skuadër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB