“Hemodializa është kthyer në monopol/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

10/12/2025 19:41

Në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet projektligji për koncesionet dhe PPP, deputetët ngritën me shqetësim transferimin e kontratave koncensionare nga njëra kompani në tjetrën referuar kjo kryesisht kontratave konçensionare në shëndetësi të cilat janë kthyer në monopol.

Rasti konkret lidhet me kontratën koncensionare të hemodializës e cila u dha në vitin 2016 për 10 vite Spitalit Amerikan dhe shoqërisë Evita SHPK pas të cilave qëndron biznesmeni Klodian Allajbeu. Nga Evita Shpk dhe Spitali Amerikan u krijua kompania Dia Vita me të cilën lidhi kontratë Ministria e Shëndetësisë për të ofruar shërbim për pacientët me insuficiencë renale në 5 spitale rajonale si Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Korçë.

“Duhet hequr, kalohen kontrata nga njëri te tjetri në shëndetësi e ka bërë monopol”, u shpreh deputeti i PS, Erion Braçe.

Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe deputetë të opozitës.

“Në shëndetësi është kthyer në monopol”, u shpreh deputeti i PD, Besart Xhaferri.

Deputetët iu referuan pikërisht manovrave të dyshimta që ka bërë në këto dhjetë vite biznesmeni Klodian Allajbeu me kontratën koncesionare të hemodializës të cilën e ka shitur dhe rishitur disa herë në një rreth njerëzish që lidhen me të.

Tre vjet pasi kishte fituar kontratën konçesionare, në 2019 Dia Vita pas së cilës qëndron biznesmeni Klodian Allajbeu e transferon atë në një kompani të huaj Diaverum, një kompani suedeze, për të cilën ka të dhëna se kjo e fundit e ka transferuar atë në një kompani arabe.

Gjatë kësaj kohe Klodian Allajbeu ka ndërruar disa herë administratorët, herë të huaj e herë shqiptarë ku vetë Allajbeu nuk figuron në asnjë nga dokumentet duke qëndruar pas tyre. Së fundmi  përfaqësohet me administratorin Klodian Shehu, i cili është kunati i Allajbeut.

Cilat janë arsyet e transferimit të kontratës konçesionare përveç lehtësimit nga barra fiskale duhet hetuar nga autoritetet.

Fakt është që në kontratën konçesionare të hemodializës ka pasur dyshime të shumta jo vetëm në ofrimin e cilësisë së shërbimit për pacientët me insuficiencë renale por edhe abuzimeve nëpërmjet faturimit të dyfishtë për shërbime të paofruara, siç konstaton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në arkën e Allajbeut kanë shkuar para nga taksapaguesit shqiptarë për parashikime të shërbimeve që do të ofronte si projeksione, por jo për shërbime reale që ka ofruar dhe janë jo pak por afro 2.3 miliardë lekë në vit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta