Copenhagen mban gjallë shpresat për playoff dhe i shkakton një humbje të bujshme Villarrealit pikërisht ne La Ceramica me rezultatin 3-2.

Fillimi i sfidës ishte një makth për Nëndetësen e Verdhë që u godit shumë shpejt nga skuadra daneze që shënoi pas vetëm 2 minutash me Elyounoussi dhe për të marrë avantazhin 1-0. Copenhagen u duk se kishte në kontroll ndeshjen, por pas minutës së 22, Villarreali filloi të rishfaqej teksa pati shanse për të barazuar me  Comesana dhe Pépé. Por pjesa e parë u mbyll me avantazhin e danezëve.

Në pushimin e ndeshjes, Marcelino, i zemëruar bëri 3 zëvendësime njëherësh për të zgjuar të tijët. Dhe është pikërisht një nga lojtarët zevëndësues, Akhomach, që solli devijimin e Comesana që barazoi 1-1 në minutën e 46. Por barazimi zgjati më pak se 2 minuta, pasi Copenghagen përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes së Villarrealit për të shënuar me Achouri edhe ky i aktivizuar si zëvendësues me skuadrën daneze që mori avantazhin në 2-1.

Por Villarreal nuk e humbi toruan dhe në minutën e 55 barazoi me Oluëaseyi për të cuar rezultatin në 2-2. Pas këtij momenti Villarreal e spostoi lojën në gjysmëfushën e Copenhagen në kërkim të golit të fitores. Por në minutën e 90, danezët ndëshkuan sërish Villarrealin këtë radhë me Cornelius që shënoi golin e fitores 3-2 për Copenhagen që shkon në 7 pikë ndërsa Villarreal mbetet me vetëm 1 pikë me Nëndetësen e Verdhë që është praktikisht e eliminuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB