Në botën e futbollit vazhdon të diskutohet cështja Salah. Shfryrja e sulmuesit egjiptian të Liverpoolit pas ndeshjes me Leeds në kampionat ka bërë xhiron e botës dhe shumë prej emrave të rëndësishëm të futbollit e kanë kritikuar ashpër futbollistin duke dalë në krah të trajnerit Arne Slot.

Nga Wayne Rooney te Jamie Carragher, nga Marco Van Basten te Thierry Henry, të gjithë kanë ‘kryqëzuar’ Salah me opinionet e tyre

VAN BASTEN: “SALAH KA TRURIN E NJË INSEKTI’

Në mënyrë të veçantë, ishte sulmuesi holandez marco Van Basten që nuk ia përtoi shumë Salah duke rezervuar fjalë të ashpra. ‘Nëse ky është reagimi i Salah për pankinat….atëherë ka trurin e një insekti-ishin fjalët e Van Basten-vjet pati një sezon të jashtëzakonshëm, por këtë vit nuk ishte në lartësinë e duhur. Ka qenë dobët në muajt e fundit’. Një kritikë kjo që shihet edhe si akt solidariteti ndaj trajnerit Slot, bashkëkombasit të tij. ‘E shoh Slot si një njeri të sinqertë dhe të ndershëm, që nuk tërhiqet në një debat dhe që nuk flet ndonjëherë kot. Salah në anën tjetër nisi të sulmojë njeriun dhe të sillet jo mirë’-shtoi Van Basten

THIERRY HENRY: AJO QË BËRI ISHTE E GABUAR

Një tjetër kampion i madh si Thierry henry e dënoi atë dalje shumë të ashpër në media të Salah. ‘Nuk duhet t’i tregosh në publik, problemet e tua në një moment të vështirë të skuadrës, e bën në dhomat e zhveshjes– tha legjenda franceze e futbollit që më pas kujtoi se edhe ai ka pasur pakënaqësi për aktivizimin e pakët-e kam bërë dhe unë gjatë karrierës sime. Kam hyrë në dhomat e zhveshjes dhe shkatërrova gjithçka. Shkova në zyrën e trajnerit dhe u ankova për disa gjëra. Kur isha te Barcelona, shkova në transfertë me skuadrën dhe më lanë në tribunë. A më ke dëgjuar ndonjëherë të flas? Jo. Është një skuadër dhe duhet ta mbrosh me cdo kusht, gjithmonë. E kuptoj se dëshiron të nxjerrësh dufin, kuptoj frustrimin, por nuk kuptoj mënyrën dhe momentin. Nuk ka kuptim për mua. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe kjo nuk ia hedh poshtë gjithçka që ka arritur me Liverpoolin. Por ajo që bëri ishte e gabuar’

Më përpara ishin Ëayne Rooney dhe Jamie Carragher që kritikuan Salah për deklaratat e tij të forta. ‘Salah po shkatërron trashëgiminë e tij te Liverpool’-tha legjenda e Manchester United, ndërsa Carragher shkoi edhe më larg kur theksoi se kjo lëvizje ishte një strategji e tij dhe agjentit për të dëmtuar klubin dhe për të forcuar pozitat e tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta