Rastet e bullizimit mes të rinjve janë rritur në mënyrë të frikshme, tashmë edhe në një formë më të kamufluar, si bullizimi dixhital i cili, në jo pak raste ka përfunduar me pasoja për jetën.
Një vit më parë në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” të Elbasanit në Tik Tok u hap një acount i cili bullizonte të rinjtë. Me ndërhyrjen e të gjithë institucioneve përgjegjëse, ky account u mbyll, por të paktën shërbeu si alarm për të nxitur diskutimet dhe informimin mbi bullizmin online.
Së bashku me bordin e shkollës të rinjtë kanë përgatitur një film të shkurtër për të sensibilizuar bullizuesit dhe viktimat.
Ka ekzistuar në çdo kohë, por tashmë ka marrë përmasa të frikshme teksa bullizimit nuk i shpëton askush dhe motivet gjenden edhe nga hiçi.
Fjalë që plagosin e herë herë fjalë që vrasin. Debate rrjetesh sociale që përfundojne në dhunë fizike.
Kjo është panorama për të cilën të rinjtë e gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan kërkojnë sensibilizim e gjithëpranim në një botë ku ka vend për të gjithë, pavarësisht ndryshimeve.
Top Channel