Nëntori i rekordeve për iute Albania: 6000 mije kliente zgjedhin të blejnë me 4 këste me 0% interes për një total rreth 5 milionë euro blerje me këste.

Black Friday afron Shqipërinë me trendet globale “Buy Now, Pay Later”.

Nëntori ishte muaji ku konsumatori shqiptar zgjodhi më qartë se kurrë blerjen me këste pa asnjë kosto shtese, interes apo komision. Produkti “bli tani, paguaj më vonë” i Iute-s, me 0% interes për 4 muaj, shënoi nivele rekord në gjithë rrjetin e partnerëve, me një performancë që e vendos iute në një linjë me lojtarët më të mëdhenj globalë të BNPL si KlarnaPaypalAffirm , Afterpay apo Scalapay.

CFARE ESHTE BLERJA ME SMART 0% 4 KESTE DHE PSE E PREFEROJNE KLIENTET?

Shembull: Për një produkt që kushton 80,000 lekë dhe biznesi partner e ofron me 4 këste me iute, nëse kredia i miratohet, klienti paguan 4 këste nga 20,000 leke secili pra ne total paguan vlerën 80,000 lekë, aq sa kushton produkti. Biznesi merr shumën e parave qe i takojnë ne llogari nga iute brenda të nesërmes, ndërsa klienti paguan me 4 këste mujore.
Përfitimi kryesor i klientit është fakti që e ndan pagesën me 4 pjesë/këste dhe për këtë nuk paguan asnjë kosto shtese.
Përfitimet e tjera lidhen me edukimin financiar dhe krijimin e një historiku pozitiv kredie ne Regjistrin e Kredive.

CILAT BIZNESE MOREN PJESE?

Në fushatën e Nëntorit u përfshinë 544 dyqane te bizneseve partnere qe ofruan Smart 0% me 4 këste me iute.
Nder bizneset më të mëdha në Shqipëri, që janë partnere te iute, duke bërë që rreth 90% e retail-it modern te ofronte Smart 0% me 4 këste.
Neptun, Vodafone, Megatek, Aza Electronics Globe, GoTech, Redline Electronics, 3V Fejzo, Bestseller, Gorenje, Elektromagic – Miele, Smeg, Max Optica, Precioza, Supermart, Enzo Attini, Tufina, Idea Furniture, Fabrika e Ofertave, Verde Watches, Optika Luani, Vanto-Smeg, ishin nder emrat kryesore po kishte edhe dhjetëra brand-e të tjera në elektronikë, pajisje shtëpie, optikë, fashion, etj.
Iute konfirmon se nëntori 2025 ka qenë muaji më i fortë i vitit për blerjet me këste duke qene zgjedhja e mbi 6,000 klientëve që realizuan në volum blerjesh / kredish prej 5 milione euro. Kjo është një rritje prej afro 65 % ne krahasim me Nëntorin e 2024.

PERFITIMET E BIZNESEVE PARTNERE

Perfitimet kryesore te bizneseve partnere janë
1.Me shume shitje ne përgjithësi por edhe në kategori me vlerë të lartë (TV, smartphone, pajisje shtëpie, orendi, optike, produkte premium)
2.Rritje e vlerës mesatare të shportës
3.Me shume klientë të rinj të cilët më parë nuk mundeshin të përballonin vlerën e plotë te blerjes por tani e ndajnë me këste.
4.Transaksion cashless. Lekët për blerjen e produktit shkojnë me transfertë bankare tek llogaria e biznesit partner

Për një pjesë të klientëve që bënë blerje me 4 këste me 0% ne disa prej bizneseve partnere pati edhe një përfitim tjetër: Zbritje shtesë prej 5 000 lekësh nga Iute për çdo blerje të kryer me këtë produkt. Kjo zbritje ishte mbi zbritjet qe vete partneret kishin bere për Black Friday.

PROCES DIXHITAL

97.6% e kontratave te kredisë u nënshkruan me firmën elektronike te sigurte nga aplikacioni Myiute. Dixhitalizimi i thënë thjesht do te thotë te mbarosh punë nga celulari apo tableti/PC. Iute, si një biznes me qendër ne Tallinn, Estoni, ka ne qendër te aktivitetit te saj, qasjen dixhitale duke operuar me standardet e një FINTECH ndërkombëtare.
Për pjesën më të madhe te klientëve kjo do të thotë një proces plotësisht “paperless” pa letra, me shërbim i shpejtë në pikat e shitjes fizike dhe online të bizneseve partnere. Pa radhë, pa dokumente fizike dhe një eksperiencë e njëjtë me Klarna, PayPal Affirm, etj. në tregjet perëndimore.

CILAT JANE TRENDET NE BE DHE SHBA

Globalisht, “Buy Now, Pay Later” po bëhet një nga mënyrat kryesore të pagesës krahas pagesës me kartë krediti.
Vetëm gjatë periudhës Black Friday–Cyber Monday 2025, BNPL shënoi rekorde të reja, me miliarda dollarë të shpenzuar përmes blerjeve me keste me 0%.

Black Friday, average expenditure of 220 euro (more than France and Spain) – Il Sole 24 OREE Marketer

Kompani si Klarna, Affirm, Afterpay dhe PayPal Pay Later shohin rritje të fortë pikërisht në këtë periudhë, duke raportuar rritje të volumit të transaksioneve në Black Friday nga 20% deri në 45% në disa tregje, teksa konsumatorët kërkojnë mënyra fleksibël për të përballuar rritjen e çmimeve pa u mbështetur vetëm te kartat e kreditit.
Studimet ndërkombëtare tregojnë se Gen Z dhe Millennials janë përdoruesit më aktivë të BNPL: në shumë tregje, mbi 40% e të rinjve kanë përdorur një shërbim të tillë, dhe në disa anketa BNPL përdoret prej tyre edhe më shumë se kartat e kreditit gjatë sezonit të festave. Të njëjtën sjellje po e vërejmë edhe në Shqipëri. Të rinjtë përqafojnë më shpejt blerjet online dhe aplikimet dixhitale, janë më të hapur për modele të reja financimi, me këste të vogla dhe afate të shkurtra si dhe e shohin BNPL si mënyrë për të planifikuar më mirë shpenzimet, jo vetëm për t’i shtyrë ato.

PERFITIME PER TE 3 PALET

Rezultatet e nëntorit dhe Black Friday 2025 tregojnë se modeli i Iute-s sjell vlerë të qartë për të gjitha palët: Për klientin – mundësi për të blerë më shumë dhe më mirë, pa kosto shtesë, me transparencë të plotë dhe nënshkrim dixhital. Për partnerët tregtarë – rritje të shitjeve, biletë mesatare më të lartë dhe akses tek një bazë klientësh më të rinj e më dixhitalë. Për tregun shqiptar – transaksione cashless, qasje dixhitale dhe formalizim

Me një nëntor historik, me 5 milionë euro financime, rritje të qëndrueshme vit pas viti dhe një rrjet partnerësh që tashmë përfshin pjesën dërrmuese të retail-it modern në vend, Iute konfirmon rolin e vet si fintech lider i blerjeve me këste në Shqipëri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta