100-vjetori i urdhrit të Skënderbeut/ Rama i dorëzon dy medaljone familjarëve të Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut

10/12/2025 20:11

Në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderbeur”, kryeministri Edi Rama u dorëzoi medaljone të këtij urdhri familjarëve të të ndjerëve Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku.

“Me propozim të kancelarisë, do i dorëzojmë sonte dy medaljonet e para të 100-vjetorit të urdhrit të Skenderbeut, familjeve të dy shërbestarëve të kësaj reforme kuptim plotë. Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut.

Dy burrat që nuk janë me, por do të kujtohen si bartësit besnik të një amaneti që dukej i varrosur nën këmbët e injorancës në pushtet. Sonte Republika u shpreh familjeve mirënjohjen e saj për të ndjerët”-u shpreh Rama.

Ndërkohë,” presidenti Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës.

“E konsideroj këtë medalje, si mesazh se vlera, puna dhe integriteti mbeten gjithmonë të çmuara. Në familjen time, dashuria për atdheun ka qenë motiv i trashëguar. Ju siguroj se do vazhdoj më tej, pavarësisht nga mosha. Gjithmonë do jem në shërbim të kombit tonë”, tha ish-presidenti Moisiu.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta