Gjysma e Kievit në terr pas sulmeve ruse, Ukraina ndërmerr hapa për kursimin e rrymës
Katër persona vdiqën të dielën, ndërsa një tjetër është zhdukur, pasi një valë e fuqishme rrëmbeu turistët ndërsa ata ndodheshin në një pishinë natyrale përgjatë bregdetit të Tenerife-s.
Siç raportohet nga CBS news, ekipet e emergjencës nxorën tre trupa të dielën, një grua 35-vjeçare, një burrë 55-vjeçar dhe një burrë tjetër, për të cilët nuk u dhanë informacione.
Një grua tjetër ndërroi jetë një ditë pas incidentit pasi u transportua me helikopter në spital nga vendngjarja. Akoma nuk janë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me identitetin e viktimave.
Four dead and one missing after a powerful wave swept a group of swimmers out to sea from a popular seawater pool on Tenerife’s rocky western coast, according to Spanish authorities.pic.twitter.com/qMu9NjChOF
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) December 9, 2025
Pse është e rrezikshme pishina natyrore në Isla Cangrejo?
Pishina në Isla Cangrejo, në bregdetin Los Gigantes të Tenerife-s, është një destinacion shumë i popullarizuar për të huajt. E rrethuar nga shkëmbinj vullkanikë nga njëra anë dhe çimento nga ana tjetër, pishina është pothuajse në nivelin e detit.
Për këtë arsye, mund të bëhet shumë e rrezikshme kur deti është i trazuar dhe valët e mëdha mund të kapërcejnë lehtësisht barrierën e betonit.
Sipas mediave lokale, ishte lëshuar një paralajmërim për det të trazuar kur notarët u futën në pishinë det. Pishina ka qenë e mbyllur për publikun që nga 3 dhjetori.
Një dëshmitar i tha El País se dy valë të fuqishme përfshinë gjithçka në rrugën e tyre. “Ne ishim shumë larg nga pishina dhe sërish valët na arritën. Shikova prapa dhe pishina nga e mbushur plot me ujë, u zbraz në sekonda”, tha ai.
Banorët vendas thanë se notarët injoruan shenjat dhe gardhet që ishin vendosur për të parandaluar hyrjen e kujtdo në pishinë për shkak të kushteve të motit.
Top Channel