Çështja e pankinës së Realit të Madridit është diskutuar shumë në orët e fundit dhe mes kandidatëve të mundshëm për të marrë vendin e Xabi Alonsos u përmend edhe emri i Jose Mourinhos, aktualish trajner i Benfica në Portugali.

Trajneri luzitan u pyet në lidhje me këto zëra në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Benfica dhe Napolit në Ligën e Kampioneve me 62 vjecarin që i hodhi poshtë në mënyrë kategorike këto zëra.

‘Nuk është e nevojshme që të mbyllet kjo cështje sepse është tashmë e mbyllur. Harroje!-ishin fjalët e trajnerit të Benficas kur i thanë se tifozët e Realit të Madridit mund të dëshironin kthimin e tij në kryeqytetin spanjoll

Kujtojmë se Jose Mourinho ka qenë trajner i Realit të Madridit për 3 sezone nga 2010 deri në 2013 për të drejtuar më pas edhe 5 klube të tjerë përpara se të ulej në pankinën e Benficas.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta