Prezantohej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie, merr fund mashtrimi i 23-vjeçarit në kryeqytet, sekuestrohen paratë

09/12/2025 09:53
Foto ilustruese

Një 23-vjeçar në kryeqytet është vënë në pranga, pasi shtirej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie për të përfituar para.

I riu dyshohet se i ka marrë një shumë parash një personi, duke e mashtruar se i nevojiteshin një të mituri për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

“Arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se duke u prezantuar si përfaqësues i një fondacioni bamirësie, i ka marrë një shumë parash një shtetasi, duke e mashtruar se i nevojiteshin një shtetasi të mitur për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash dhe disa dokumente”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB