Po vjen gripi më infektues/ Varianti K, mutacioni që po shkakton shumë probleme në botë

09/12/2025 15:23

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit gjithmonë pësojnë ndryshime dhe për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, edhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për vitin 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin.

Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta