“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur
Avokati Genc Gjokataj ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të tërhequr firmat për të gjithë kandidatët për Avokatin e Popullit.
Gjokutaj thotë se kjo tërheqje e PD nuk erdhi vetëm si pasojë e manipulimeve të socialistëve, por edhe nga aktorë brenda PD në përzgjedhjen e kandidatëve.
“Është domosdoshmëri jetike për PD që pastrimin e shtëpisë të pa inicuar deri tani ta fillojë me ketë rast”-thotë Gjokutaj.
“Sot PD u tërhoq nga gara për Avokatin e Popullit pas makinacioneve të Mazhorancës në lidhje me këtë temë!
Ky veprim e meriton të vlerësohet! Por kjo tërheqje e PD nuk erdhi vetëm si pasojë e manipulimeve të
socialistëve por edhe nga aktorë brenda PD në përzgjedhjen e kandidatëve. Është domosdoshmëri jetike për PD që pastrimin e shtëpisë të pa inicuar deri tani ta fillojë me ketë rast.
Duhen bërë publike domosdoshmërisht firmat e deputetëve të PD për secilin kandidat të propozuar në emër të saj e më pas të kuptojmë se me kë kemi të bëjmë dhe pse demokratët vuajnë. PD e kishte kandidaten Adriana Kalaja dhe nuk kish nevojë për të tjerë. Sepse 6 kandidatë tregon se kemi të bëjmë me një pazar i tipit më i shkathti më i shpejti dhe punëmbaruar!
Edi Rama nuk rrëzohet tek Pazari i Ri por në vijën e frontit nga demokratët që e duan PD dhe Demokracinë!”-shkruan Genc Gjokutaj.
Top Channel