Projekti TID u prek banesat, Rama mbërrin në Durrës, takohet me banorët që kundërshtojnë zbatimin e tij 14/02 11:19
Aktorja e njohur Ervina Kotolloshi, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme përmes një lidhjeje ‘Skype’ në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
E larguar prej shumë vitesh nga Shqipëria, aktorja tregoi se i mungon publiku dhe aktrimi, por se nuk e sheh më veten në skenë si dikur.
“Mua më ka marrë malli shumë për ju. Nuk e shoh më veten fare në skenë, para publikut. I falenderoj për të gjitha, por nuk e shoh veten në skenë,” u shpreh Ervina.
E pyetur se pse ka ardhur ky vendim, ajo tha:
“Herë e fundit që kam qenë në skenë nuk jam ndjerë mirë dhe kam thënë që nëse nuk ndihesh mirë, më mirë mos ta bësh më sesa ta vazhdosh.”
Top Channel