Këtë të mërkurë në Lisbonë do të luhet sfida e Ligës së Kampioneve mes Benficas the Napolit me trajnerin Jose Mourinho që do të kryqëzojë fatin e tij me kampionët aktualë të Italisë.

Kanë kaluar 2 vjet nga përballja e fundit e tyre, (Roma-Napoli 2-0 e dhjetorit të 2023 me gola të Lukaku që aktualisht është pjesë e Napolit, por që nuk do të jetë i disponueshëm në sfidën me luzitanët). Por më shumë se sfidat në fushë, ajo që peshon më shumë është historia e raportit mes trajnerit portugez dhe Napolit  ku nuk mungojnë thumbat e hedhur me Aurelio De Laurentiis

Përmendja e Tripletës: ‘Ai nuk mund t’ia lejojë vetes’: Është e nevojshme që të kthehemi në sezonin 2009/10, viti kur Interi fitoi Tripletën e trofeve. Mourinho, sipas ‘Il Mattino’, nuk e pëlqeu një dalje publike të De Laurentiis, që për të mbrojtur trajnerin e tij Walter Mazzarri. ‘Mbaj fort Mazzarrin. Jose Mourinho është traineri i fundit që do të merrja’-kanë qenë fjalët e De Laurentiis. Përgjigjja e Mourinhos ishte e menjëhershme teksa shënjestroi portoflin e presidentit të Napolit. ‘Ai nuk i ka paratë për të më marrë; kaq e thjeshtë është’-ishte përgjigjja e luzitanit. Mourinho nuk kurseu as vetë Mazzarrin që sapo kishte shprehur opinionin e tij per Interin. ‘Është e çuditshme që një trajner që nuk ka fituar as Coppa Toscana e as Coppa Lombardia iu jep të tjerëve leksione futbolli’-kanë qenë fjalët e Mourinhos

Miqësia me Maradonën: telefonatat dhe homazhi: Nëse me drejtuesit e Napolit, raportet kanë qenë praktikisht inekzistente, ndryshe ndodhte me simbolin e përjetshëm të Napolit: Diego Armando Maradona. Një miqësi e vërtetë. ‘Më mungon telefonata që vinte gjithnjë pas humbjeve dhe asnjëherë pas fitoreve-tregonte Mourinho pas ndarjes nga jeta të El Pibe De Oro.

Maradona e konsideronte si numrin 1, të aftë për të motivuar  futbollistët si askush tjetër. Një afeksion i ndërsjelltë, që dëshmohet nga vizita e Mourinhos në  Quartieri Spagnoli gjatë eksperiencës së tij te Roma për një lutje përpara muralesit të Diego Armando Maradonës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta