Mohamed Salah nuk ka ndërmend të lërë Liverpoolin, të paktën deri momentin që të gjejë një alternativë të vlefshme. Konfirmimi vjen nga rrjetet sociale me egjiptianin që në profilin e tij postoi një foto të tij duke u stërvitur i vetëm në palestrën e The Reds.

Një imazh i qartë, por që duket edhe si një thumb ndaj trajnerit të skuadrës së Liverpool, Arne Slot që nuk e përfshiu në skuadër për ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Interin në San Siro. Raportet mes tij dhe trajnerit holandez janë prishur, gjë që doli nga vendimet e Slot për të lënë Salah në stol dhe nga deklarata e fortë e vetë sulmuesit pas ndeshjes me Leeds dhe duket se vështirë se këto raporte do të riparohen.

Është ky moment një motiv më shumë  që ka bërë që të shtohen zërat e merkatos që e shohin Salah në Arabinë Saudite, ndoshta te Al Ittihad, që edhe në të kaluarën kishte bërë një propozim të majmë për të. Alternativa duket se është Major League Soccer në SHBA duke parë se shumë klubę të tjerë të rëndësishëm evropianë kanë në radhët e tyre futbollistë me karakteristika të ngjashme me Salah, ndërkohë që për të blerë egjiptianin duhet që këto klube duhet të shesin lojtarë të rëndësishëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta