Kryeministri miliarder çek/ Betohet Andrej Babis, në pikëpyetje mbështetja për Ukrainën

09/12/2025 19:37

Andrej Babis, miliarderi që mbështet Donald Trump, bëri betimin si kryeministër i Çekisë të martën duke sinjalizuar një fund të mundshëm të ndihmës për Ukrainën dhe potencialisht marrëdhënie më të trazuara me Bashkimin Evropian.

Lëvizja ANO e Babis, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të tetorit, u bashkua me dy parti euroskeptike për të formuar një qeveri koalicioni. Koalicioni tha se BE-ja nuk kishte të drejtë të impononte vendime që cënonin sovranitetin e shteteve anëtare. Ndërsa gjatë fushatës Babis është zotuar gjithashtu të kufizojë ndihmën për Ukrainën.

“U premtoj të gjithë qytetarëve të Republikës Çeke se do të luftojnë për interesat e tyre brenda dhe jashtë vendit”, tha Babis në fjalën e tij.

I lindur në Sllovaki, Babis është çeku i shtatë më i pasur sipas revistës Forbes. Ai e bëri pasurinë e tij si pronar i kompanisë së madhe të ushqimit dhe kimikateve Agrofert dhe kompanive të tjera.

Gjatë gjithë karrierës së tij politike, Babis është përballur me akuza për konflikt interesi për rolet e tij në biznes dhe politikë, duke shkaktuar protesta masive gjatë mandatit të tij të mëparshëm. ish-anëtari i Partisë Komuniste, është përballur gjithashtu me akuzat se ka qenë agjent i policisë sekrete komuniste në vitet 1980.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta