Pavarësisht humbjes me Napolin, Luciano Spalletti mund të buzëqeshë. Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Pafos, trajneri bardhezi pati në dispozicion të tij Gleison Bremer dhe Daniele Rugani që i janë bashkuar skuadrës dhe janë grumbulluar për këtë përballje edhe pse ende nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë.

Bremer mungonte që nga fillimi i muajit tetor për shkak të një dëmtimi ne menisk. Rikuperimi i tij është shumë i rëndësishëm për Spallettin që mund të fillojë të mendojë për një mbrojtje me 4 futbollistë. Qendërmbrojtësi brazilian që mungoi gjatë gjithë sezionin e kaluar për dëmtim të ligamenteve e kishte nisur mjaft mirë sezonin aktual duke u konfirmuar një shtyllë e rëndësishme e skuadrës së Tudor në atë moment.

E njëjta gjë vlen edhe për Ruganin që u kthye te Juventusi në verë pas huazimit të Ajax. Mbrojtësi nuk luan që nga muaji nëntor për shkak të një problemi muskular dhe një rikthim i tij në fushën e lojës do të ndihmonte në lehtësimin e emergjencës në repartin e prapavijës, me Spallettin që gjatë kësaj kohe ka qenë i detyruar të aktivizojë gjithnjë Kalulu, Kelly e Koopmeiners për shkak të mungesës së alternativave.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta