Juventus, Spalletti fërkon duart; Bremer dhe Rugani i bashkohen grupit në stërvitje
Lionel Messi shpallet lojtari më i mirë i vitit në kampionatin amerikan të futbollit për të dytin vit radhazi duke vendosur një rekord të ri pasi bëhet i pari futbollist në historinë e Major League Soccer që e fiton këtë çmim për dy vjet njëri pas tjetrit.
Po kështu, Messi fitoi edhe Këpucën e Artë me 38 vjecarin që e mbylli kampionatin me 29 gola të shënuar dhe 19 asist duke tejkaluar bilancin me 20 gola e 16 asist të vitit 2024
Me një kontribut prej 48 golash dhe asistesh të marra së bashku, bilanci i Messit është i dyti më i miri në historinë e MLS pas atij të Carlos Velës në 2019. Lionel Messi vendosi rekord edhe përsa i përket Playoffit të MLS me 6 gola të shënuar dhe 9 asiste në këtë fazë të kampionatit.
Që nga transferimi i tij në korrik të 2023 Messi ka drejtuar Inter Miamin drejt fitores së Leagues Cup në 2023 dhe Supporters’ Shield 2024 dhe ka një kontratë me skuadrën nga Florida deri në 2028
Cmimi London Donovan MLS MVP në kampionatin amerikan të futbollit ka filluar të jepet që nga viti 1996. Lionel Messi është futbollisti u dytë që e fiton këtë çmim 2 herë pas Preki në 1997 dhe 2003 dhe i katërti lojtar që fiton si çmimin MVP ashtu edhe Këpucën e Artë të Kampionatit brenda një sezoni.
Top Channel