Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, flet ish-ortaku i arrestuar: Isha vetëm me të…
Ky është 39-vjeçari Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme duke u hedhur nga ura në Klos.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40, kohë në të cilën Kulla dyshohet se është hedhur nga ura. Trupi i tij i pajetë u gjet disa orë më vonë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës. Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.
Top Channel