Françeska Murati zbulon detajet nga sezoni i ri i “BBV Fan Club”, ish-banorja në ‘Goca dhe Gra’: Di çdo gjë, moderatorja është…

09/12/2025 22:13

Ish-banorja e BBV3, Françeska Murati ka folur sot për pozicionin e saj si opinioniste në Fan Club.

E ftuar sot në ‘Goca dhe Gra’, Françeska është shprehu se edhe pse di emrin e opinionistit tjetër dhe moderatores së programit, nuk ka dashur të zbulojë më shumë, duke e lënë ende të pazbuluar.

Ajo tregoi edhe momentin kur mori vesh se do ishte në rolin e opinionistet, duke shtuar se ishte interesuar edhe për kolegun ose kolegen krah saj para se të pranonte pozicionin.

“Big Brother ka një ndikim shumë të madh, është më i ndjekuri në Shqipëri, ka një peshë të madhe. Për mua, eksperienca ime më ka bërë me një lëkurë shumë të fortë. Nuk mund ti pëlqesh të gjithëve. Dua të ruaj balanca dhe të jap opinione sa më ta qarta. Duhet ti kuptojmë reagimet e banorëve.

Di të them vetëm kaq. Pyeta kush do jetë krah meje. Kur më janë thënë emrat, sidomos të moderatores thash që jemi shumë lartë. Rikthimi im në këtë format është kërkuar edhe nga veshjet. Çdo të dielë do jetë konkurrencë për veshjet. Unë di çdo gjë”, tha Françeska.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta