Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se bëhet fjalë për Aurel Cuko -Drejtor i Përgjithshëm i emergjencave civile, Bashkia Tiranë
Elehana Guce-Përgjegjëse e sektorit te kompensimit nga fatkeqësive natyrore
Rexhina Rakipi-specialiste IMT
Sokol Qehahaj -Specialist IMT
Aleksandra Mahmutllari -Mbikëqyrëse Punimesh
Shyqyri Maloku-Subjekt privat
Fatmir Firi-Subjekt privat
Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë.
Po ashtu, disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale të objekteve, por bazuan preventivat vetëm në dokumente ekzistuese.
Top Channel