Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku 57-vjeçarja, Mimoza Ballabani, është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Policia bën me dije se viktima,  kishte kryer më herët një ndërhyrje kirurgjikale në zemër në Spitalin Rajonal Memorial Fier, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin B. F., 60 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi në fshatin Kuç ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet rulot, në pronësi të shtetasit A. H., 47 vjeç, banues në fshatin Kuç. Vijon puna për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB