Video/ Një penallti mban në “punë” Slot, Liverpool-i mund me vuajtje Interin dhe rikthehet në Top 8
Pas humbjes me Napolin në kampionat, Juventus tani hedh sytë nga Liga e Kampioneve me Zonjën e Vjetër që do të përballet me Pafos ndaj të cilit 3 pikët janë një detyrim për klasifikimin e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube. Trajneri Spalletti doli në një konferencë për shtyp ku foli për këtë ndeshje, por edhe për cështje të tjera.
Çfarë ndeshje prisni?
‘Në radhë të parë, Pafos është një skuadër e vështirë. Ka shumë portugezë dhe brazilianë në skuadër. Është një ekip që ka bërë keq vetëm ndaj Bayernit të Mynihut. Më pas ka pësuar pak gola edhe pse është përballur me skuadra të forta. Është një skuadër që është e organizuar edhe përsa iu përket goditjeve standarde. Nga 4 golat e shënuar, 3 i kanë realizuar me goditje standarde. Në sulm janë shumë të fortë, duhet të jemi të zotët që të mos e pësojmë nga kundërsulmet e tyre. Është një gjë, ndaj së cilës duhet të tregojmë kujdes. Pafos i ka kualitetet për të përmbysur situatën’.
A prisnit që ta kishit më të lehtë zhbllokimin në vazhdimësi të repartit të sulmit?
‘Numrat nuk janë ato që duam në këtë moment, si në nivel rezultatesh, si në aspektin individual. Tani kam më shumë njohuri për futbollistët që kam në dispozicion dhe për mua kjo është thelbësore. Por shoh që ka përmirësime në disa gjëra. Nuk jemi të zotët që t’i përsërisim këto shpesh brenda një ndeshjeje, por ato janë aty. Kam parë aksione të bukura dhe gjëra pozitive nga sulmuesit tanë. Në 3 golat në ndeshjen e së dielës, ne shënuam një shumë të bukur, ajo që ka rëndësi është që kjo të bëhet më shpesh’
A prisnit që të kishit më pak vështirësi? A është besimi si në fillim?
‘Kam të njëjtat synime dhe siguri si në momentin kur pranova të vija e të bëhesha trajner i Juventusit. I shoh të përmirësohen në stërvitje, sa më shumë i shoh e kam të bëj me ta, aq më shumë zemërohem por edhe qetësohem në të njëjtën kohë. Ndonjëherë qesh e ndonjëherë bërtas. Por më pas i sheh të bëjnë disa gjëra dhe mendons se do të përsëriten më shpesh, por në fakt gjithçka anulohet dhe duhet ta nis nga e para. Për mua nuk ndryshon e as do të ndryshojë gjë. Nuk do të ndryshoj për një rezultat ose për një sjellje. Gjërat përballohen dhe kërkohet të gjendet një shpjegim për atë cfarë ka ndodhur’
Thuram duket se e ka pak të vështirë si në aspektin fizik ashtu dhe atë teknik
‘Nga këndvështrimi im, është një futbollist i fortë që luajti mirë edhe të dielën. Kemi nevojë, është një lojë që ikën me topin në këmbë, por duhet të përmirësohet edhe në lojën pa top sepse mund t’i krijojë hapësira skuadrës. Shumë profesionist, mua më pëlqen totalisht. Gjatë ndeshjes mund të kesh momente të mira dhe të tjera më të këqija, por në Napoli ai luajti mirë
Si është situata me Bremer dhe Rugani? Mund të grumbullohen?
‘Unë jam këtu që i pres krahëhapur, do të grumbullohen dhe nesër do të jenë në stol. Nuk di të them nëse do të luajnë apo jo. Nesër do të stërviten, nëse nuk do të hyjnë në ato 10-15 minuta, pastaj rritet niveli për të bërë një diskutim tjetër’
Jeni përpjekur të stimuloni ndonjë futbollist?
‘E nisim nga Yildiz. Ndoshta u shpreha unë gabim ose e kuptuat ju gabim. Doja të thoja se ai ka shumë potencial për t’u parë dhe që ju nuk e keni parë. Edhe pse ai po jep gjithçka, nga ndeshja në ndeshje po rritet, ka hapësira për t’u përmirësuar që janë të pabesueshme për atë që është vizioni im. Janë pak a shumë të njëjtat gjëra që i thoja Kvaratskhelias në momentin që e njoha. Ai mund të bëhet vërtet një superlojtar. Disa gjëra i ka bërë, por në stërvitje unë shoh më shumë. Kështu që gjithçka është në rregull. Pa sulmues në Napoli? Ishte për të fituar ndeshjen. Luajta në atë mënyrë sepse isha i bindur se ishte sistemi i duhir, por nuk e pata rezultatin që doja. Natyrisht kam përgjegjësi. Nuk e vendosa skuadrën në kushtet për të bërë mirë dhe e dëmtova’.
Kjo skuadër e humbet lehtë entuziazmin? David ka nevojë për vazhdimësi?
‘I kam paralajmëruar djemtë se tani duhet të sforcohen më shumë. David ka nevojë për 5 ndeshje? Edhe unë kam nevojë të stërvis 5 herë Realin e Madridit apo Barcelonan për të treguar se jam trajner i mirë. Por nuk funksionon kështu’.
Top Channel