Dorëheqja e Elsa Toskës, Kuvendi rihap procedurën për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese

09/12/2025 16:45

Pas dorëheqjes së Elsa Toskës nga posti i anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar zyrtarisht nisjen e procedurës për zëvendësimin e saj.

Toska u largua nga detyra vitin e kaluar, duke lënë bosh një nga vendet në përbërjen e Kushtetueses.

Sipas parashikimeve kushtetuese, aplikimet e kandidatëve do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga Komisioni i Ligjeve. Pas hapjes së garës, të interesuarit kanë në dispozicion një afat njëmujor për të dorëzuar dokumentacionin, ndërsa më pas do të vlerësohen dhe renditen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

“Njoftim për rishpalljen nga Kuvendi të hapjes së procedurës së aplikimit për vendin vakant për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të mbarimit të mandatit të ish-gjyqtares Elsa Toska,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kuvendit.

Për zgjedhjen e anëtarit të ri, Parlamenti duhet të miratojë kandidaturën me shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta