Dhjetori me çmime më të kripura për festa/ Rritet edhe inflacioni, shkak manovrat e tregtarëve

09/12/2025 19:49

Me ardhjen e festave të fundvitit, inflacioni ka pësuar një rritje prej 2.1% krahasuar me një vit më parë. Rritja e kërkesës nga konsumatorët ka ndikuar në treguesin e ndryshimit të çmimeve nëpërmjet disa kategorive. Tab 2 Qiratë, uji dhe lëndët djegëse rritën inflacionin në muajin nëntor, pasuar më tej nga ushqimet dhe pijet alkoolike.

“Shikoni, inflacioni i muajit shtator, që konsiderohet si inflacioni më i lartë gjatë një viti, ishte 2.4%. I tetorit ishte 2.3%. Është një inflacion as i lartë dhe as i ulët”, shprehet eksperti i ekonomisë, Klodjan Muço.

Të tjera kategori që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve janë Tab 3 mobiljet e shtëpisë, si dhe baret e restorantet. Por rritja e çmimeve nuk do të ndalet këtu; shqiptarëve edhe këtë herë gjatë muajit dhjetor frutat dhe perimet do t’i blejnë më shtrenjtë. Rritja e konsumit përgjatë festave, për tregtarët e ushqimeve, shihet si një mundësi e mirë për përfitim.

“Nëse do të marrim shportën e ushqimeve bazë, të produkteve të konsumit, duke u nisur nga historia e shqiptarëve që gjatë festave të fundvitit shpenzojnë shumë, sepse kjo ka të bëjë me të kaluarën tonë, atëherë do të rritet konsumi dhe këtë gjë tregtarët e shikojnë si një mundësi të artë dhe tendenca do të jetë rritja e çmimeve të produkteve të konsumit”, shton Muço.

Banka Qendrore parashikon që Tab 4 deri në 2026 inflacioni të jetë brenda objektivit, në 3%, një nivel i pranueshëm ky për ndryshimin e çmimit sipas këtij institucioni.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta