Benfica-Napoli: Conte kundër Mourinhos, hera e parë në Champions League, pas viteve ‘luftë’ dhe plot helme…
Një tjetër mbrëmje e Ligës së Kampioneve në Bergamo, një tjetër faqe historie që shkruan qyteti dhe një tjetër sfidë e papërjetuar më parë për Atalantën. Në fakt sfida mes Atalantës dhe Chelsea nuk ka asnjë precedent, por në radhët e zikaltërve është një ish luksi; Luca Percassi.
Në fakt, Shefi Ekzekutiv i Atalantës që aktualisht e ndjek skuadrën bergamaske i veshur me kostum e kravatë, kohë më parë ka veshur uniformën sportive dhe ka pasur një të kaluar si mbrojtës i….Chelsea për dy sezone në periudhën 1998-2000. Bëhej fjalë për Chelsea e Gianluca Viallit që në atë kohë ishte trajner-lojtar i Bluve dhe Luca Percassi, një i ri premtues mund të bënte si qendërmbrojtësin ashtu dhe mbrojtësin e krahut, u transferua në Londër nga akademia e Atalantës me kërkesë të Viallit duke u përfshirë në tratativat që çoi në Itali Samuele Dalla Bona.
Në ato vite, në Londër u krijua një koloni e vogël italiane pasi përveç Viallit te Chelsea ishin edhe emra të tillë si Gianfranco Zola, Pierluigi Casiraghi dhe Roberto Di Matteo dhe për Percassi që luante me skuadrën e dytë me naë John Terry të ri, ishte një eksperiencë e paharrueshme
Ai arriti të fitojë edhe një Superkupë Evropiane dhe një FA Cup, por në dy sezone ai e pa fushën e lojës shumë pak duke u aktivizuar në vetëm 2 ndeshje në kupë duke luajtur në total per 14 minuta. Kështu në fund të sezonit të dytë Percassi u kthye në Itali te Monza, por vetëm pak vite më vont kur ishte vetëm 24 vjec vendosi të braktisë futbollin e luajtur për t’u bërë sipërmarrës. Dhe aktualisht, pasi kontribuoi në mrekullinë Atalanta, sfidon Chelsea si ‘ish’ në një ndeshje që për të nuk do të jetë kurrë si të tjerat.
Top Channel