BE hetim ndaj Google, hetim ‘antitrust’, dyshohet se po abuzon me të dhënat e përdoruesve
Kryeministri francez Sébastien Lecornu përballet sot me një provë vendimtare, ndërsa Asambleja Kombëtare voton projektbuxhetin e sigurimeve shoqërore për vitin 2026.
Në një parlament të ndarë në tre blloqe thuajse të barabarta – qendrën, të majtën dhe ekstrem-djathtën – asnjëra palë nuk kontrollon shumicën, duke e bërë rezultatin të paparashikueshëm.
I emëruar në shtator nga Presidenti Emmanuel Macron, Lecornu është kryeministri i katërt që përpiqet të kalojë buxhetin në një situatë të tensionuar politike. Dy paraardhësit e tij u rrëzuan pas dështimeve të ngjashme. Për të siguruar votat e Partisë Socialiste, ai ka bërë lëshime të rëndësishme, si pezullimi i reformës së pensioneve dhe zotimi për të mos përdorur nenin 49-3, që lejon miratimin e ligjit pa votim.
Socialistët janë shprehur të gatshëm ta mbështesin, por duke i afruar të majtës, Lecornu rrezikon të humbasë mbështetjen në kampin e tij në qendër të djathtë. Ndërkohë, ekstremi i djathtë, ekstremi i majtë, ekologjistët dhe komunistët pritet të votojnë kundër, duke e bërë rezultatin shumë të ngushtë. Nëse projektbuxheti rrëzohet, gjasat janë që të bjerë edhe buxheti kryesor i vitit 2026, duke detyruar qeverinë të funksionojë me alokimet e vitit 2025. Megjithëse një dështim i tillë do të ishte goditje për Lecornun, nuk pritet që ai të japë dorëheqjen menjëherë.
Top Channel