Mbrëmjen e së mërkurës në Da Luz do të luhet sfida mes Benficas dhe Napolit, një sfidë kjo që ka brenda saj edhe duelin mes dy trajnerëve, Jose Mourinho the Antonio Conte. Në Ligën e Kampioneve, do të jetë hera e parë që dy pre trajnerëve më fitues të viteve të fundit, do të vihen përballë njëri tjetrit.

Në total gjatë karrierës së tyre, Mourinho the Conte janë vënë përballë njëri-tjetrit, 7 herë në Serie A, Premier League the FA Cup.

Por ata nuk janë sfiduar kurrë në arenën evropiane. Në koto 7 përballje bilanci anon nga Conte; 4 fitore, 1 barazim dhe 2 fitore për portugezin. Por më shumë se shifrat, ajo që e elektrizon këtë përballje është historia personale e dy trajnerëve që kanë një të kaluar me një urrejtje sportive të fortë, me fyerje të rënda

Fillimi i përplasjeve: veshi i Mourinhos dhe ‘poshtërimi’. Raundi i parë i vërtetë i këtij dueli ishte ai i vitit 2016 në Stamford Bridge kur Chelsea i Contes shkatërroi Manchester United e Jose Mourinhos 4-0. Në minutat e fundit, italiani iu drejtua tifozëve për duartrokitje. Në fund gjatë shtrëngimit të duarve, Mourinho iu afrua Contes dhe I pëshpërit në vesh një frazë që u bë e famshme: ‘Nuk gëzohet kështu me resultatin 4-0. Mund ta bësh me shifrat 1-0, përndryshe është një poshtërim për ne’. Conte nga ana e tij e dha përgjigjen para telekamerave. ‘Kam qenë futbollist, e di si duhet të sillem. Nuk tallem me askënd’. Ishte vetëm fillimi

 Lufta verbale: ‘Palaço’, ‘Demencë’ dhe bastet. Në muajt në vazhdim, tensioni shkoi në nivelet më të larta diçka që nuk ishte parë në Premier League.

‘Taktika antifutboll: Në mars të 2017, pas një tjeter humbjeje ndaj Bluve(në FA Cup) ku Herrera u ndëshkua me karton të kuq. Dy trajnerët u ngacmuan gjatë gjithë ndeshjes deri në momentin kur ndodhi zënka e vërtetë me arbitrin e katërt. Në fund të ndeshjes Mourinho akuzoi Conten dhe italiani nuk ia përtoi shumë. ‘Nga Manchester United morëm vetëm shkelma’.

Çështja e flokëve: Në korrik të 2017, Conte paralajmëroi Chelsea që të mos përsërisë sezonin katastrofik të Mourinhos dhe përgjigjja e luzitanit ishte gjithë helm: ‘Nuk kam ndërmend të humbas flokët e mi duke folur per Antonio Conten’

Pika më e ulët(janar 2018): Përplasja ishte totale. Mourinho deklaroi se nuk kishte nevojë të vepronte si ‘palaço’ në pankinë për të treguar pasion. Conte u përgjigj duke e akuzuar se vuan nga demenca(pastaj e korrigjoi në amnezi). Dhe në këtë pikë Mourinho lëshoi bombën përfundimtare. ‘Unë nuk do të skualifikohem kurrë për skandal bastesh’

Paqja dhe përqafimi final. Si në çdo skenar, pas luftës, vjen paqja. Akti i fundit i rivalitetit të tyre në Angli ishte në 19 maj të 2018, në finalen e FA Cup e fituar nga Chelsea i Contes 1-0 me golin e Hazard. Përpara dhe pas asaj ndeshjeje, dy trajnerët i lanë mënjanë armët e luftës, i kërkuan ndjesë njëri tjetrit dhe pati  një shtrëngim duarsh dhe përqafim duke vulosur kështu fundin e armiqësive.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta