Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bashkinë Klos, ku një 39-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Fshatit Fshat.

Sipas informacionit nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësve nisën kërkimet, të cilat u vështirësuan për shkak të terrenit të thyer. Pas disa orësh pune intensive, trupit i viktimës u gjet dhe u nxor nga gremina. Sipas informacioneve të para emri i viktimës është Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës.

Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.

Informacion paraprak i Policisë

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, në urën e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi Klodian Kulla, rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë ka humbur jetën.

Për shkak të terrenit të vështirë, shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve kanë kryer kërkime për disa orë, duke bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta