Një 100-vjeçare super në formë ka ndarë sekretet e saj për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Ann Angeletti sugjeron se ka një sërë gjërash që njerëzit mund të bëjnë për të rritur shanset e tyre për jetëgjatësi, por ajo thotë se ka një gjë, mbi të gjitha të tjerat, që e ka mbajtur të lulëzuar për më shumë se 10 dekada, puna.

Një frymëzim për komunitetin e saj lokal në New Jersey, SHBA, ajo vazhdon të drejtojë biznesin e saj të suksesshëm të bizhuterive së bashku me vajzën dhe mbesën.

Ajo ende punon gjashtë ditë në javë në dyqanin e saj, Curiosity Jewellers, duke udhëtuar në qytet për të negociuar dhe për të arritur marrëveshje biznesi.

Që në moshë të re, ajo tregoi përkushtim për punë, madje la edhe shkollën që të punonte për t’i ndihmuar familjes. Ajo ka ofruar gjithashtu disa këshilla të tjera të thjeshta për njerëzit që shpresojnë të jetojnë deri në 100 vjeç.

Ann i kushton shumë rëndësi kujdesit për veten, duke shpjeguar se si gjërat themelore janë shpesh më të rëndësishmet dhe më të neglizhuara.

“Duhet të zgjohesh. Duhet të bësh dush. Duhet të hash. Duhet të kujdesesh për veten”, shpjegon ajo.

Përveç kujdesit për trupin dhe mendjen, Ann thotë gjithashtu se gjetja dhe zhvillimi i lumturisë personale është thelbësore për një jetë të gjatë.

“Nëse nuk të pëlqen ajo që po bën, atëherë ndrysho. Gjithmonë përqendrohu së pari në ndërtimin e marrëdhënieve.”

Jetëgjatësia në mbarë botën është rritur duke u rikthyer në nivelin e periudhës para pandemisë së koronavirusit. Gratë jetojnë mesatarisht deri në 76,3 vjet ndërsa burrat 71,5, sikurse mësohet nga një seri studimesh botuar në revistën presitjgoze për mjekësinë “The Lancet”.

“Rritja e ndjeshme e popullsisë në plakje dhe faktorët e rrezikut në ndryshim kanë hapur një epokë të re të sfidave globale për shëndetin”, deklaroi Christopher Murray nga Universiteti i Uashingtonit në Seattle.

Ekipi i studiuesve ka vlerësuar gjithsej mbi 300.000 burime të dhënash. Mbi bazën e të dhënave për vitin 2023 u ndërmorrën vlerësime për 204 shtete dhe territore./ TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta