Takimi me Macron dhe Merz, Zelensky mbërrin në Downing Street, pritet nga kryeministri Starmer

08/12/2025 14:48

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në numrin 10 Downing Street, rezidencën zyrtare të kryeministrit britanik Keir Starmer.

Zelensky pritet të bisedojë me Starmer, Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Kancelarin gjerman Friedrich Merz rreth statusit aktual të negociatave për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Zelensky pozoi për fotografi dhe shtrëngoi duart me Starmer përpara se të hynte në ndërtesë.

Në një postim në Telegram pas mbërritjes së tij në Mbretërinë e Bashkuar, Zelensky tha se do të marrë pjesë në “takime të planifikuara dhe bisedime koordinimi me partnerët tanë evropianë”.

Po bashkojmë forcat për t’i dhënë fund kësaj lufte me një paqe dinjitoze për Ukrainën. Siguria duhet të garantohet”, tha Zelensky.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta