Probleme në ekonominë gjermane, numri i bizneseve dhe personave që shpallën falimentin kap shifra rekord, ja sa do i kushtojë Gjermanisë
Pas takimit mes Zelenskyt dhe liderëve të vendeve europiane, ku u dha mesazhi se plani për paqen duhet ndryshuar, reagoi presidenti amerikan, i cili lëshoi deklarata të ashpra në adresë të BE, duke thënë se “po shkon në drejtimin e gabuar”.
I pyetur nga gazetarët, ai u shpreh se vendet europiane duhet të jenë “shumë të kujdesshme”, pasi sipas tij ndryshimet e fundit po e çojnë kontinentin në një rrugë “shumë të keqe”.
“Ne duam ta mbajmë Evropën ashtu siç është. Por ata po shkojnë në drejtime shumë të këqija,” nënvizoi presidenti Trump.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina “nuk ka as të drejtën ligjore dhe as atë morale” t’i lëshojë territor Rusisë. Duke folur në një konferencë online pas takimit në Londër, ai pranoi se çështja territoriale mbetet pika më e vështirë e negociatave.
Zelensky tha gjithashtu se ishte arritur një “qëndrim i përbashkët” mbi garancitë e sigurisë dhe rindërtimin e Ukrainës.
Ndërkaq, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen publikoi një seri deklaratash të forta, duke nënvizuar se Ukraina tashmë është përfshirë në 15 nga 19 planet e reja evropiane të sigurisë.
Von der Leyen akuzoi hapur Moskën se “po mashtron me diplomaci” dhe se nuk ka asnjë sinjal të vërtetë paqeje nga ana e saj. “E dimë kush është agresori dhe kush është viktima. Evropa është më e bashkuar se kurrë”, shkroi ajo, duke theksuar se lufta e Rusisë, në vend që ta përçante kontinentin, e ka forcuar unitetin e tij.
Top Channel