Liverpool ‘shpërthen’; Salah grindet me Slot dhe nuk grumbullohet për ndeshjen me Interin
Gjykata e Seulit dënoi me 4 vjet burg një një burrë dhe një grua për shantazh dhe tentativë shantazhi me një shtatzëni ndaj ish sulmuesit të Tottenham që tashmë është në radhët e Los Angeles FC duke i zhvatur para koreanojugorit.
Silas agjencisë së lajmeve Yonhap, 20 vjeçarja me emrin Yang që ideoi shantazhin, veproi në bashkëpunim me ish të fejuarin e saj 40 vjeç me mbiemrin Yong që nga ana e tịj u dënua me 2 vjet burg. Mësohet se këta dy persona i zhvatën 300 million ëon(mbi 175 mijë euro) Son në qershorin e kaluar pasi i dërguan ekografinë e një fëmije dhe e kërcënuan se do bënin publik shtatzëninë e vajzës.
Sipas hetimeve, vajza tentoi të mashtronte Son pasi dështoi me këtë manovër me një tjetër subjekt që nuk ra në kurthin e saj. Në periudhën mars-maj, dy mashtruesit tentuan më kot t’i zhvasnin edle 70 milionë ëon të tjerë futbollistit përmes kërcënimit se do t’i tregonin familjes së Son dhe medias historinë e shtatzënisë së dyshuar dhe abortit që e pasoi.
Top Channel